Lajme Javore

Informohu i pari

Gazetari shqiptar bën deklaratën që i la të gjithë pa mend/ Yuri Kim tentoi të fusë Rudina Hajdarin në listën e Partisë Demokratike





Gazetari Çim Peka ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ku u shpreh se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka tentuar të fusë Rudina Hajdarin në listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij, ambasadorja Kim po mundohet ta klthejë PD-në në një “Nismë Thurje”, por një parti ambasade nuk ka shanse të vijë kurrë në pushtet.

“Ambasadorja Yuri Kim ka tentuar të fusë Rudina Hajdarin nga “Nisma Thurje” në listën e PD-së. Nuk e futi dot, ndaj po tenton të kthejë PD-në në një “Nismë Thurje”. Të vish në pushtet si parti ambasade, shanse nuk ka”, tha Peka.