Gazetari rrez ikon jetën, futet në lumë deri në grykë për të raportuar
Gazetaria nuk është thjesht profesion, por të jesh gazetar do të thotë të kesh një karakter dinamik, të jesh objektiv dhe i gatshëm të marrësh përsipër rrez iqe për situata të komplikuara për hir të pasionit dhe detyrës që të ka dhënë ky emër.
Të jesh gazetar do të thotë të jesh më afër njerëzve, t’i kuptosh drejt shqetësimet e tyre, më mirë se kushdo tjetër dhe t’i japësh zë atyre që nuk dëgjohen.
Një rast i sakrificës për këtë profesion, është performuar nga gazetari pakistanez Azadar Hussain.
Në mënyrë që të raportojë live përmb ytjet në lumin Sind në Punjab, ai është zhytur thellë në ujë dhe mikrofon në dorë ka nisur të flasë.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe më mirë se gazetarët askush nuk mund ta kuptojë dëshirën për këtë profesion, të cilët rrinë në diell e në shi pa u lëkundur për të përmbushur detyrën që i është dhënë.
Teksa mbi ujë i dukej vetëm koka dhe dora që mbante mikrofonin, gazetari nisi të fliste për dëmet që i ka shkaktuar përmb ytja tokave bujqësore në zonë.
Ai u përgëzua nga të gjitha mediat për sakrificën e tij profesionale, dhe shumë kolegë të tij u shprehën se për këtë rast në të cilin ai rrez ikoi je tën, meriton çmimin Pulitzer.
Shumë persona e kanë quajtur të çmendur që rrez ikoi je tën për profesionin.