Lajme Javore

Informohu i pari

Futi në dhe motrën bashkë me mbesën/ Shqiptari të këput shpirtin me rrëfimin: Kishin dhënë shpirt në vend, mbesën e dalluam nga këpucët





Vëllau i Valentina Binakaj, e cila humbi jet ën bashkë me vajzën e saj, Erlinden në ak si dentin e së dielës në Kroaci ka folur pas ceremonisë së v arr imit në Gjakovë.

Ai për T7 tha se motra e tij, Valentina kishte v de kur në vend të ngjarjes ndërsa për mbesën e tij tha se paraprakisht nuk kishin njohuri por e kishin njohur përmes këpucëve të saj.

“Ceremonia e va rri mit shkoi shumë mirë, jemi popull shumë human, me kulturë të lashtë. Falenderoj komunën për organizimin që e ka bërë, ne si familjarë nuk kemi pasë shumë obligime. Sa i përket viktimave ju shprehi ngushëllime të gjitha familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre”, tha ai.

“Shumë rëndë. Janë mundu me më kontaktu motrat kur kanë marrë lajmin nga mbesat tona. Kam qenë në gjumë se kam qenë në punë natën. Djali më ka zgjuar nga gjumi më tha dicka i ka ndodhë hallës. Nga mbesa e kam marrë lajmin se motra ka v dekur në vend, mbesën në bazë të këpucave, të këmbëve e kanë njohur që është ajo. E madhja ka dashtë zoti që me ato lën dime të mbijetoi, pak tra uma kanë. Sot ka qenë dita e fejesës kur u caktu, ka qenë edhe arsyeja pse kanë udhëtu 3-4 ditë përpara edhe me e kry ceremoninë”, shtoi ai.