Frika nga Koronavirusi, këngëtarja e njohur shtyn dasmën
Koronavirusi, epiqendra e të cilit ishte në Kinë dhe më pas u përhap në shumë vende të botës, duke shkaktuar një numër të madh vik timash dhe të prekurish, ka alarmuar njerëzit. Këngëtarja e njohur Katy Perry dhe partneri i saj Orlando Bloom, kanë shtyrë dasmën e tyre pikërisht për këtë arsye.
Burime të afërta me dyshen kanë treguar për ‘Page Six’ se për shkak të frikës nga Koronavirusi, cifti ka vendosur të shtyjë dasmën, e cila do mbahej në Japoni me 150 të ftuar.
“Ishte gjithçka e organizuar në Japoni me 150 të ftuar. Katy ishte me të vërtetë e ngazëllyer të ecte nëpër altar shtatzënë. Ata të dy ishin aq të gatshëm për t’u martuar dhe të gjitha detajet e dasmës po finalizoheshin, por po shtyjnë dasmën për shkak të koronavirusit”, kanë treguar burimet.
Katy dhe Orlando do të bëhen prindër dhe lajmin e ëmbël e dha vetë këngëtarja me videoklipin e ri “Never Worn White”. Në fund të klipit, 35-vjeçarja shfaqej me barkun e rrumbullakosur, e veshur me fustan të bardhë dhe në një skenë tjetër e mbuluar me tyl.