Lajme Javore

Informohu i pari

Fotoja po bën namin në rrjet/ Zbulohet vendi ku rrinë alienët

Pajisja Mars Curiosity i NASA-s ka shkrepur mijëra fotografi gjatë dekadës së kaluar duke eksploruar sipërfaqen e Marsit, por një imazh i ri që duket të jetë një portë e hapur në planetin e kuq ka tërhequr vëmendje të veçantë.Le t’i marrim gjërat me radhë: Nuk është një hyrje e botës tjetër në një tempull të huaj. Kjo portë e dukshme për në nëntokën marsiane ka të ngjarë të jetë një formacion i vogël shkëmbor me origjinë natyrore, raporton Vice.NASA nuk e ka komentuar ende këtë detaj delikat në foton e Curiosity. Formimi i ngjashëm me derën është i fundit në një seri karakteristikash të çuditshme jashtëtokësore të vërejtura gjatë dekadave nga eksploruesit ndërplanetarë, robotikë dhe njerëzorë, që kanë ndezur imagjinatën e shikuesve.

Ndërkohë shtëpia e Përfaqësuesve në SHBA do të mbajë një seancë publike mbi UFO-t dhe do të hedhë dritë mbi misteret më të mëdha të galaktikës.Seanca është caktuar për në orën 10:00, të martën e 17 majit. Komiteti i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve do të marrë fjalën dhe do të zbërthejnë atë që dinë rreth pamjeve të pashpjegueshme për publikun amerikan.Zyrtarët e Pentagonit dhe drejtorët e inteligjencës do të dëshmojnë çdo gjë që njerzimi duhet të dijë. Përfaqësuesi Adam Schiff, kryetar i Komitetit tha se dëgjimi publik do të thyejë “ciklin e fshehtësisë së tepërt dhe spekulimeve me të vërtetën.”