Lajme Javore

Informohu i pari

Floriana Garo pozon për herë të parë me dy fëmijët e saj

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Floriana Garo prej gati 4 vitesh ka nisur një jetë të re në Gjenevë. Floriana është shkëputur nga ekrani dhe i është përkushtuar dy fëmijëve të saj dhe bizneseve në Zvicër.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Floriana u bë nënë për herë të dytë me ardhjen në jetë të djalit, Priam.

Ditën e sotme me rastin e 8 Marsit, moderatorja ka postuar për herë të parë një foto me fëmijët e saj, por është kujdesur të mos i tregojë atyre portretin.

“Nga te gjitha arritjet e mija deri tani, asgje nuk e kalon te qenit nene! Femijet e mij i kane dhene kuptim dhe vlere gjithckaje. Te jeni te rrethuara nga dashuria e familjes!- e uroj kete per cdo grua ne kete dite!”, shkruan Floriana.