Lajme Javore

Informohu i pari

Flet fqinja e familjes ku nderruan jete dy motrat dhe nena/ Mbetën jetim dy djemtë e vegjël

Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në Fushc-Arrëz.E ëma Prendusha dhe dy vajzat Sidorela e Emiljana Kola, u gjetën pa shenja jete në tualetin e shtëpisë. Gjithçka ndodhi, kur njëra prej vajzave ra në kontakt me rrymën teksa ndodhej në dush.

Mamaja dhe vajza tjetër vrapuan që t’i jepnin ndihmë, por fatkeqësisht edhe ato ranë në kontakt me rrymën elektrike dhe humbën jetën.Një nga fqinjët e familjes thotë për mediat se: Kanë qenë njerëz të mirë, familje e mirë. Gruaja punonte. Kanë qenë të varfër, të lodhur kanë qenë. Shtëpi, si shtëpitë e fshatit, aty i kanë.Kanë ardhur këtu tek pallatet e shtetit. Ka lënë dy djem dhe burrin. Djemtë janë të vegjël. Boll njerëz të urtë. Familje me halle, por të mrekullueshëm. Duke jetuar me gjak të zemrës. Kanë dhe dy djem.Vite më parë humbjet e jetës në Shqipëri për shkak të korrentit ishin të shumta, por në kohën e sotme është e cuditshme si ka ndodhur kjo ngjarje.


\