Lajme Javore

Informohu i pari

Flet Ekspertja Amerikane pasi ruset moren centralin berthamor/ Jam e frikèsuar, situata nuk është e mirë

Nga Victoria Gill, BBC: Ekspertët bërthamorë që po monitorojnë zhvillimet në impiantin bërthamor Zaporizhzhia thanë se ky nuk është një Çernobil tjetër, por situata është shumë e rr ezikshme.

“Për herë të parë këtë mëngjes jam e fr ikësuar,” tha ekspertja e materialeve bër thamore në Universitetin e Shefildit, profesoresha Claire Corkhill.

Mesa duket vetëm një nga gjashtë reaktorët bërthamorë të impiantit është në punë tani.

Corkhill tha se reaktorët janë nxjerrë ‘offline’ çka do të thotë se ata po fi kin të gjithë reaksionin bërthamor dhe po i vendosin në një gjendje të sigurt dhe të qëndrueshme.

Ajo shton se ky mund të ketë qenë qëllimi i rusëve. “Nëse do që të god asësh sistemin e furnizimit me energji, duhet të sulmosh god inën pranë impiantit dhe të detyrosh oper atorët që ta fikin,” tha ajo.

Corkhill shton se skenari më i keq në këtë rast do ishte që të dëm tohet furnizimi me energji i impiantit. “Në këtë rast do shohim një skenar të ngjashëm me atë që ndodhi në Fukushima në vitin 2011, kur një humbje e energjisë solli edhe humbjen e ftohjes, çka solli shkrirjen e tre reaktorëve bërthamorë”.