Lajme Javore

Informohu i pari

Flet djali i Sandër Prosit/ Amaneti i aktorit te madh dhe rrethanat e dyshimta të ndarjes nga jeta

Gjithmonë është folur dhe është thënë e treguar shumë për kollosin e skenës dhe të kinematografisë shqiptare, Sandër Prosi. Por duket se ka ende të pathëna, të cilat i rrëfen vetë I biri.Aristidhi i përcjell të plota për Memorie.al. Një figurë që vazhdon të aq e dashur për publikun shqiptar, e kërshërinë për të cilën duket se koha nuk e zbeh koha dhe nuk do e zbehë.“Sa vjeç ju la babai? Në ’85-n, unë kam qenë 28 vjeç dhe tani kam kaluar plot 38 vjet pa të. Unë që e kisha përditë në shtëpi isha mësuar isha mësuar at shihja çdo gjë si normale.“Por kujtoj se në profesionin e aktorit sidomos në atë kohë kur jetoi ai kishte shumë më shumë rëndësi. Dhe kolegët e tij e vlerësonin shumë sepse ai ishtë shumë pasionant e shumë këmnëgulës.

“Shumë nga rolet që i mbaj mend unë i ka bërë me shumë dëshirë, sepse kujtoj disa moment dhe duhet thënë, sepse nuk është ndonjë sekret i madh, pati një periudhë depresive në vitet e fundit të jetës.“Shiko varianti zyrtar ishte se u rrëzua nga shkallëët dhe u dëmtua në kokë. Ky ishte varianti zyrtar. Natyrisht hetime pati. Mund të kishte qenë edhe vetëvrasje, por edhe të këmbëgulësh se ka qenë e tillë, kjo nuk është e mirë.“Në atë kohë vet ëvra sja ka qenë tabu, dhe meqë ishte një figurë e vlerësuar e lanë me variantin që u rrëzua. Unë bazat të dyshoj për ve tëvr asje i kam, sepse e dija që vuante nga depresioni. Nuk jam i sigurtë nëse bëj mirë që t’i them këto gjëra kur mendoj titujt e gazetave.“kolegët e tij që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me të e dinin, sepse edhe në ‘72 –shin ai kishte bërë një tentativë vet ëvra sje. U shtrua në spital duke u kuruar atje, sepse në shtyp nuk jepeshin këtë gjëra atëherë, se shihje edhe dëmtim i imazhit, dhe vet ëvra sja ishte një tabu nuk gjykohej për mirë në komunizëm. Ndaj mua nuk do më pëlqente të flisja për këtë temë”, – tha ai ndër të tjera.