Lajme Javore

Informohu i pari

Flet Blendi Gonxhe për vd ekjen e 10-vjeçarit: E humbe se s’u kujdese si prind për krijesën tënde

Në lidhje me vde kjen e 10-vjeçarit ka folur edhe Blendi Gonxhe, Drejtor i Patentave, për të cilin tha se ishte një pakujdesi nga ana e prindërve. Ai ka theksuar faktin se edhe pse jeta na lidh me Greqinë, situata është e vështirë, pasi pandemia e koronavirusit ka prishur çdo plan për të parë dhe takuar të afërmit. Gjithashtu Gonxhe ka thënë se i gjithë meraku dhe vëmendja e qeverisë është fokusuar te Kakavija, pasi mbrëmjen e djeshme u shpërndanë edhe disa ndihma dhe ushqime për qytetarët. Ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe një dozë ‘faji’ për shqiptarët, që ndërmorën këtë udhëtim, përveç atyre që e kishin të domosdoshme një gjë të tillë.

Shkrimi i plotë:

Si shumë familje shqiptare, jeta na lidh me Greqinë, kemi mall e nevoja, por kjo pandemi e flamë botërore na ndau gjalli e prishi çdo plan për t’u parë nga afër – ndaj nuk kemi udhëtuar, kemi duruar, sepse ky nuk është moti për të rrezikuar e për të sprovuar fatin! Ky është moti për të lëvizur sa më pak, mundësisht aspak, përveçse për punë, hall, aktivitete të domosdoshme, detyrë a një arsye shumë e fortë! Çmallemi në internet, mbrohemi, kujdesemi, mirëkuptohemi, duhemi njësoj. Sytë e merakun i kemi te Kakavija, mbrëmë ndamë ushqime, por përse duhej udhëtuar me dhjetra mijëra në këtë kohë pandemie, kur rishkruhen kriteret kufitare çdo javë? Kur s’dimë çfarë na pret? Kur e dimë që duhet të lëvizim e shpenzojmë sa më pak sepse është jo vetëm krizë shëndetësore por edhe ekonomike! Se do martohemi tani? Apo se do pushojmë në atdhe? Apo se do çmallemi patjetër me përqafim fizik kur mund ta kemi edhe virtual!

Përse sot shajme shtetin tonë kur e dinim se as ka gjë në dorë për kushtet e fqinjëve dhe mbi të gjitha kur po e shohim qartë se numrat e infektimeve në Shqipëri rriten pikërisht se ne nuk zbatojmë masat anti-Covid19 dhe se po i bëjmë karshillëk armikut kaq të pabesë! Ç’faj na kanë grekët nëse ne nuk kujdesemi për veten? Shteti ynë po bën maksimumin të sensibilizojë, disiplinojë, udhëzojë sesi të mos rriten numrat e infeksioneve dhe fata liteteve, por shteti i një vendi nuk është asgjë më shumë se përfaqësimi i koshiencës së atij vendi. Shteti jemi të gjithë ne bashkë si sjellje. Shteti nuk ia del dot nëse shumica do dasmën, bredhjen, grumbullimet pa protokolle! Apo kur fëmijën 10-vjeç e lë t’i presi rrugën ambulancës, e humb se nuk kujdesesh si prind/përgjegjës për krijesën tënde! Hijenat e korbat po mblidhen rreth e sipër Kakavijës që të shkëlyejnë ç’të dali, por përse të bëhemi pakujdesisht pre e tyre?! Media ka përgjegjësi të informohet saktë e analizojë mirë përpara sesa t’i japi zë një derti të tillë! Shteti shqiptar s’ka asnjë tagër mbi virusin apo mbi fqinjët! Mbro veten, familjen! Nëse nuk ke ngut, kthehu!