Lajme Javore

Informohu i pari

Flet 31-vjeçari i infektuar me koronavirus: Jam top fare, kam frikë për familjarët

Një nga gjashtë të infektuarit me koronavirus në Shqipëri është një 31-vjeçar nga Tirana i cili u kthye nga Milano para pak ditësh.

Ai qëndroi vetëm një ditë në qytetin italian, por mesa duket kaq ka mjaftuar që ai të infektohet nga virusi i cili po alarmon botën.

Së fundmi, 31-vjeçari ka reaguar për mediat.

Në një prononcim për rtvora, ai shprehet se ende nuk e di zyrtarisht nëse ka koronavirus.

Ai thotë se ka 36 orë tek infektivi, por ende nuk i ka parë analizat e tij, duke ia shtuar edhe më shumë panikun, pasi nga gjendja shëndëtësore konfirmon se është mirë.

31-vjeçari thekson se ndihet i shqetësuar për familjarët që ai ka takuar, prandaj dhe do një konfirmim zyrtar për sëm undjen që ka. Në qoftë se është vërtet pozitiv, i riu kërkon të kontrollohen personat që ka takuar së fundmi.

Ai shprehet:

Kryeministri bëri një komunikim zyrtar se unë kam koronavirus, por deri më tani askush nuk ka ardhur të më thojë që kam koronavirus. Jam në merak për familjarët se kam patur goxha kontakte. Marrim në telefon ISHP-në në mënyrë urgjente, por thotë që numri nuk ekziston dhe na adresojnë në recepsione të ndryshme. Nuk e kuptoj pse e bëjnë këtë. Unë jam top, por më ka kapur paniku. Jam trembur për familjarët e mi nuk po i bëjnë tamponët. Kam takuar shumë miq dhe shokë, kam frikë për ta.