Lajme Javore

Informohu i pari

Flet 26-vjeçarja me koronavirus: Këto ishin shenjat e para që përjetova

Një vajzë 26-vjeçare nga Torino në një komunikim live ka treguar në një emision italian se është prekur nga koronavirusi dhe është vetëizoluar në shtëpi, e ndarë nga familja e saj. Erica rrëfeu se dy ditët e para ishin të vështira, kishte ethe ndërsa tani ftohje dhe kollë.

“Tani kam vetëm një ftohje dhe një kollë. Dy ditët e para ishin më të vështirat, kisha ethe të lartë. Tani edhe e gjithë familja ime është në izolim”, ka treguar e reja.

Italia është vendi i dytë pas Kinës me 631 viktima. Rreth 60 milionë italianë u vendosën në izolim që nga mëngjesi i të martës, me udhëtime të kufizuara dhe njerëzit që janë udhëzuar të qëndrojnë në shtëpi.