Lajme Javore

Informohu i pari

Fituesi i çmimit Nobel bën deklaratën e fortë: Koronavirusi u krijua në laborator

Profesori Luc Montagnier, fitues i çmimit Nobel në mjekësi në vitin 2008 ka hedhur dyshime të forta mbi origjinën e koronavirusit.

Ai shprehet se Covid-19 është një manipulim në laborator në Ëuhan të Kinës. Profesori deklaron se koronavirusi është rezultat i një përpjekje për të prodhuar një vaksinë kundër virusit të AIDS-it.

Në një intervistë dhënë në kanalin Francez CNeës dhe Montagnier i cili zbuloi HIV-in (Human Imunodeficiency Virus), pretendoi praninë e elementeve të HIV-it në gjenomin e koronavirusit dhe madje edhe elementë të mikrobit të malaries.

Ai u shpreh:

Laboratori i qytetit Wuhan është specializuar në këto koronaviruse që nga fillimi i viteve 2000. Ata kanë eksperiencë në këtë fushë.
Pretendimi i tij ka ardhur në një kohë, kur SHBA po heton për rrjedhjen e virusit nga laboratoret në Kinë. Kjo hipotezë e tij mori kritika nga shkencëtarët, përfshirë kolegët e tij.