Lajme Javore

Informohu i pari

Fillon testimi i vaksinës së Covid-19 tek njerëzit, flet vullnetari i parë

Një nga vullnetarët e parë që është regjistruar për testimin e vaksinës kundër Covid-19, ka folur për simptomat që pret të ketë. Testimi i vaksinës ka nisur ditën e sotme tek vullnetarët e parë.

Simeon Courtie, sipas asaj çka i kanë komunikuar mjekët, pret të përjetojë simptoma të ngjashme me ato të koronavirus. Ai është një nga 500 personat e parë që do të vaksinohen, për të zbuluar më tej nëse vaksina do të jetë efektive. Simeon pret që simptoma kryesore që do të përjetojë, do të jenë ethet.

Në një deklaratë, Simeon ka thënë:

Nga sot, fillon përgatitja për vaksinim. Deri tani, më kanë treguar se do të kem simptoma të ngjashme me gripin, për disa ditë. Pas vaksinës së parë, besoj do të kem edhe disa medikamente të tjera. Efektet anësore pritet të jenë të lehta. Pas një muaji, duhet të bëj vaksinën e dytë dhe ndoshta mund të bëj edhe të tjera, varet nga reagimi i trupit tim. Mendoj se në këtë mënyrë, mund të tregohem i dobishëm për shumë njerëz, është një mundësi që duhet provuar sepse mund të na rikthejë lirinë.