Lajme Javore

Informohu i pari

Fillon e ftohta e madhe/ Ja ku ka rënë borë sot në Shqipëri…





Bie dëbora e parë në Juglindje të vendit. Reshjet janë regjistruar në Mokër të Pogradecit, në Malin e Gramozit në Kolonjë, në Shtyllë, Dardhë dhe në malet e Voskopojës në Korçë.

Ndërkohë, me reshjet e dëborës temperaturat në këtë qytet kanë zbritur deri më 3 gradë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, rruga është e mbuluar tërësish nga bora, ndërsa dhe kodrinat e “veshura” me ngjyrën e bardhë sinjalizuan ndryshimet klimaterike e ardhjen e stinëve të ftohta.