Lajme Javore

Informohu i pari

Fifi përballet me Ilirin/ Je i neveritshëm…

Big Brother Vip pritet të jetë shumë i zjarrtë në mbrëmjen e sotme, pasi nuk mungojnë situatat e krijuara, por dhe nominimi është i fortë.

Einxhel, Donald dhe Beatrixa janë në votim ditën e sotme se kush do të largohet nga shtëpia më e diskutuar në Shqipëri momentalisht.

Para se të arrihet tek ai moment, produksioni ka ndjekur një strategji që nuk e ka bërë më parë. Ish-banorët do të jenë kundër banorëve aktualë të Bigut.

Një prej dueleve që pritet me interes është ai ndërmjet Fifit dhe Ilirit. Këngëtarja e ka shprehur disa herë se është zhgënjyer nga balerini kur ka qenë në shtëpinë e Big Brother.

Ajo do të përballet sot me të dhe do të ketë mundësi t’i thotë disa fjalë balerinit të njohur. “Jam zhgënjyer shumë nga Iliri dhe loja e tij që po bën.

“Mendoj se po luan në mënyrë të pisët aty dhe ma neverit me gjërat që thotë”. Fifi la vetë shtëpinë e Big Brother me dëshirën e saj.