Lajme Javore

Informohu i pari

Fifi merr vendimin pas asaj që ndodhi në Big Brother/ Ja c’do bëjë sa të dalë nga shtëpia…

Fifi është përfolur shumë dy ditët e fundit, pasi i ra të fikët gjatë spektaklit të Big Brother Vip, ku pati një debat me opinionisten Balina Bodinaku. Ajo u ndje keq pasi Balina i tha se po ndërhynte mes Pajtimit dhe Sarës për të marrë vëmendje dhe papritur ra në tokë.

Fifi ka folur sot me Semin për gjendjen e saj dhe kjo e fundit e ka qetësur duke i thënë se është e gjitha një gjendje emocionale dhe nuk ka lidhje me sëmundjet mendore. Ndërkohë, Fifi ka treguar se kur të dalë jashtë shtëpisë do të nisë konsultat.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Pasi të dal prej këtu unë do filloj të bëj konsulta, si i kam bërë. Unë nisa para dy viteve të bëja, me nusen e Elvis Pupës.

Semi: Çfarë, terapie?

Fifi: Ehe
Semi: Ca terapie? Me psikologë gjithë kohës?

Fifi: Po iku në Amerikë ajo. E di sa shumë më ka ndihmuar, po iku.

Semi: Jam e shqetësuar për ty.

Fifi: Pse?

Semi: Jam, shumë e shqetësuar.

Fifi: Është thjesht akumulim shpirt.