Fifi ka një dëshirë të madhe, që vetëm Ilir Meta mund t’ia plotësojë/ Vëre dorën në zemër zoti president
“E dua sa më s’ka pasaportën me shqiponjë…”
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Filloreta Raci, e njohur me emrin e artit si “Fifi”, i ka bërë një kërkesë publike presidentit Ilir Meta.
E pyetur nga fansat e saj në Instastory nëse ka pasaportë shqiptare, këngëtarja ka shprehur dëshirën për ta pasur, duke ia kërkuar publikisht këtë edhe kreut të shtetit.
“Jo fatkeqësisht. Edhe me thanë të drejtën e du aq shumë me e pas pasaportën me shqiponjë sa s’ka. Sir president Ilir Meta po ua kërkoj pasaportën publikisht”, shkruan ajo.