Lajme Javore

Informohu i pari

Fieraku s’pyet për koronavirusin: S’e kam frikë, jam shumë i fuqishëm!

Situata në vendin tonë është e rënduar prej koronavirusit, por ka edhe nga ata qytetarë që thonë se nuk kanë frikë.

I tillë është edhe rasti i një burri të moshuar nga Fieri. Ai ka thënë se nuk ka frikë nga koronavirusi.

Burri i moshuar është shprehur kështu:

Koronavirusin nuk e kam frikë, mua nuk më zë. Ashtu mendoj unë. Jam shumë i fuqishëm. Kam librat e zotit. Falem tre herë në ditë. të gjitha veprimet i bëj në shtëpi, as te kisha as te xhamia.
Ai ka treguar se ka 17 vite që jeton vetëm dhe se askush nga Bashkia e Fierit nuk i ka ofruar ndihmë. Burri i moshuar ka treguar më pas se kishte dalë për të blerë qepë.

Dhe më tej ka vazhduar:

Gruaja më fëmijët më kanë braktisur se kanë shkuar në Athinë. Sot e kësaj dite jam tekpull. Deri më tani nuk ka ardhur asnjë person që të më ofrojë ndihmë, të cilën unë e kam të nevojshme. As bashkia dhe askush nuk më ka marrë në telefon. Sot dola për të blerë qepë.
Gjithashtu ai ka treguar se ka kërkuar ndihmë nga Bashkia e Fierit, por nuk ia kanë ofruar. Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.