Lajme Javore

Informohu i pari

Fierakja që ktheu shtëpinë në laborator dro ge: “Isha e detyruar, kisha marrë 25 milionë lekë borxh”

Qamile dhe Anxhelo Kapaj, që janë nënë dhe bir, kishin kthyer shtëpinë në labo rator dr oge.

Ditën e sotme ata kanë dalë para gjykatës së Fierit, për t’u njohur me masën e sigurisë. Nënë e bir, janë futur në gjykatë më pr anga në duar dhe me kokën ulur.

E ditur bëhet se për Anxhelo Kapaj është dhënë masa ‘’arr est me burg’’, kurse për nënën e tij është dhënë masa e arr estit shtëpiak.

Mësohet se para trupës gjykuese, Qamile Kapaj e ka pranuar se ka kultivuar dr gë, por ishte e detyruar ta bënte këtë pasi kishte marrë shumë borxhe.

Ajo është shprehur se ishte në kushte shumë të vështira ekonomike dhe se kishte marrë 25 milionë lekë borxh te të afërmit e saj. Po ashtu e ditur bëhet edhe se ajo ka kërkuar falje para trupës gjykuese.

Ndërsa i biri, Anxhelo Kapaj ka thënë se ai nuk jetonte në shtëpinë e prindërve, por tek e motra.

Kujtojmë këtu se në kërkim është shpallur kryefamiljari, Aleksandër Kapaj dhe një 33-vjeçar nga Kosova.