Fierakët protestojnë, burri: Rama del thotë unë po i bëj të gjitha po ku i ka ndihmat?!
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shqiptarët kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.
Disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Banorët e fshatit Topojë në Fier kanë protestuar gjatë ditës së sotme. Pjesa më e madhe e tyre e mbajnë frymën gjallë falë punës në bujqësi.
Por ata thonë se janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria Rama. Femerët e këtij fshati thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe në këto ditë të vështira nuk kanë se si të mbajnë frymën gjallë.
Ata as nuk kanë mundësi as të shesin prodhimet e tyre dhe as të punojnë tokën për shkak të situatës që është krijuar nga koronavirusi. Ata kërkojnë që qeveria Rama mos t’i lërë në mëshirë.
Njëri prej tyre ka thënë:
Situata është shumë e vështirë. Na ndihmoni. S’kemi parë ndonjëherë ndihmë ekonomike. Ça është kjo ndihma ekonomike?! As një kile makarona nuk kemi marrë. Se Rama del e thotë atje në televizor, unë po i bëj të gjitha, ku e ke ndihmën ekonomike? Po ça është ndihma ekonomike dhe ku është është se ne nuk kemi parë gjë?!
Në videon dëgjohen edhe thirrjet:
Rama ik!