Feviziu: Sa para keni paguar për koncecionet?/ Rama ‘i bën bisht’: Pllaka e gramafonave rrotullohet
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë, disa ndoshta edhe nuk kanë fare.
Gjatë këtyre ditëve ka pasur raportime të shumta se shqiptarët janë në hall për bukën e gojës. Kryeministri Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e sotme në një intervistë në emisionin ‘Opinion’.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se pse nuk bëni një sakrificë qeveria Rama e para duke hequr PPP, Rama dha këtë përgjigje:
Nuk do t’i kthehem më koncesioneve sepse është pllaka e gramafonave që rrotullohet.
Më pas gazetari i ka drejtuar këtë pyetje:
Sa para paguani për koncesionet?
Përgjigja e Ramës:
Nuk i kthehem më sot se e kemi sqaruar. Është një fajësi me tonalitet kriminal që i thotë popullit se kanë 120 milionë ua japin 10 vetave dhe nuk ua japin juve, ndërkohë që këto para nuk i marrim nga buxheti.
Kujtojmë këtu se disa ditë më parë Rama tha se faturat e dritave do të paguheshin një më një. Ata që nuk paguajnë do u priten dritat. Kjo do të bëhet sipas asaj që tha Rama sepse OSHEE-ja do shkonte në gropë.