Lajme Javore

Informohu i pari

Festë në familjen e Alban Skënderajt/ Duam i vogël mbush 2-vjec sot…

Duam, djali i Miriam Canit dhe Alban Skënderaj feston 2 vjetorin e lindjes. Këngëtarja ka ndarë disa foto të ëmbla familjare në rrjete sociale, ku shihen të lumtur pranë njëri-tjetrit. Ajo i ka dedikuar gjithashtu dhe disa fjalë të ëmbla.

“Gëzuar ditëlindjen tënde të dytë drita e mamit. Do të DUAM sa të kemi frymë”, kanë qenë fjalët e këngëtares. Për 1 vjetorin e lindjes, dyshja e famshme i dedikuan vogëlushit të tyre dhe një këngë me titullin “Sa shumë të dua”.

Pak kohe me pare, Alban Skënderaj ishte ai që ndau në “Instagram” një foto duke puthur në ballë bashkëshorten e tij, Miarim Canin dhe të gjithë ndjekësit filluan të mendojnë për dashurinë që zgjat gjithë jetën në të mirë e në të keq.

Nga ana tjetër, Miriami postoi një tjetër foto duke u puthur në buzë me Albanin, ndërsa ishin duke xhiruar klipin e tyre të ri “Zemër përmbi Zemër”, një tjetër këngë ku ata i këndojnë dashurisë së përjetshme si një çft jo vetëm në klip, por edhe në jetë.

“Kemi ngulur themele shumë të forta bashkë në këto vite. Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë dhe këto na kanë lidhur shumë me njëritjetrin. Ardhja e dy fëmijëve në jetën tonë na ka ridimensionuar, lidhur dhe frymëzuar, për të qenë akoma më të fokusuar tek e ardhmja dhe lumturia brenda familjes sonë. Jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët.

Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër. Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”, rrëfeu këngëtarja pak kohë më parë.