Lajme Javore

Informohu i pari

Festa e mjekëve në Itali, mbyllet një tjetër pavijon për të infektuarit me koronavirus

Edhe pse Italia ka përjetuar përsëri një rritje të rasteve të reja të infektimit dhe një shtim të numrit të vik timave në disa zona ka nisur të ndihet efekti i masave të marra.

Më 19 Prill, spitali Niguarda në Milano ishte i pari që njoftoi mbylljen e njërit prej reparteve të terapisë intensive të cilat ishin hapur posaçërisht për t’u marrë me fluksin e pacientëve të infektura nga koronavirusi.

Kjo u komunikua nga Metropolitana Asst Grande Ospedale, e cila, në Facebook, kishte ndarë një video në të cilën mjekët dhe infermierët ishin parë duke festuar për atë që ishte quajtur “lajmi i parë i mirë”.

Gjithashtu një repart Covid-19 është mbyllur në Policlinico di Monza. Mjekët dhe infermierët në ballkon dhanë njoftimin njëzëri.

Ndërsa dje mbërriti lajmi për mbylljen e sallës 26 të spitalit Maggiore në Parma, e cila ishte përdorur për të trajtuar pacientët me koronavirus.
Në një video, të ndarë në Facebook duket gëzimi i mjekëve dhe infermierëve, të cilët festojnë lajmin e mirë.