‘Fëmrat pranë meje pinin më shumë uiski, se ujë’, del CV-ja e deputetit Don Zhuan
Deputeti Kostaq Papa i habiti të gjithë me fjalimin e tij në sallën e Kuvendit. Papa u shpreh:
Të gjithë duhet të jemi pak xhentëlmenë. Fëmrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për fëmrat, sepse në rininë time, të gjitha fëmrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurrelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë. Faleminderit!
E fill pas kësaj në rrjet ka nisur të qarkullojë CV-ja e tij. Sipas tij edhe pse nuk shqipton dot saktë fjalën femra ka punuar në institucione kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.
Por Don Zhuani Papa në formularin e dekri minalizimit ka shkruar se është dënuar në 2006 për veprën penale “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Kurse në vitin 2003 është dënuar për ‘shpifje’. Por më pas nga Gjykata e Durrësit ka marrë pafajsinë.
Në vitin 2017 këto dy dënime janë zhdukur, pasi Papa i ka fshehur.
Ky deputet në formularin e plotësuar së fundmi ka shkruar se e ka ndryshuar emrin. Nga Kostandin e ka bërë Kostaq.
Kuptohet se Don Zhuani Papa ka gënjyer dhe kjo është shkelje. Pyetja që lind është a do i hiqet mandati i deputetit që qeraste fëmrat…