Lajme Javore

Informohu i pari

Fëmijët tanë rrinë gjithë ditën më celular në dorë, ndërsa ne argëtoheshim duke luajtur jashtë me shokët/ Lojërat më të dashura të fëmijërisë sonë kanë qenë këto, ehh sikur të vinte dhe njëherë ajo kohë

Shumë nga lojrat që do përmendin në shkrim do të duken të çuditshme për fëmijët sot, të cilët në pamundësi për t’u mbledhur poshtë pallatit, ose para shtëpisë, tashmë krijojnë ambientet e tyre të takimit në mënyrë virtuale.

Ndoshta këto takime virtuale për fëmijët sot duken aq normale, aq sa të pakuptimta mund të duken për ta lojrat tona në rrugë.

Ne po ju sjellim në kujtesë disa lojra; për të zgjuar për disa nostalgjinë, e për t’iu sugjeruar disa të tjerëve që sot janë prindër se mbase do t’ua tregojnë fëmijëve të tyre.

Loja me litar

Kala Dibrançe

Në këtë lojë marrin pjesë persona të ndarë në dy grupe. Njëri grup vendoset në mesin e fushës duke formuar kalanë të përkulur me shpinë dhe të kapur dorë për dore më njëri tjetrin. Grupi kundërshtar nisen të hidhen një nga një mbi personat që kanë formuar kalanë deri sa ti shembin atë. Kalaja nuk duhet të lëvizte gjatë lojës.

Loja ‘Hapa dollapa’

Kjo lojë luhet me dy ose më shumë persona. Teksa njëri mbyllte sytë dhe mbështetej në mur me njërin krah para fytyrës, të tjerët duhet të fshiheshin.’Hapa dollapa kush është fshehur mbrapa’, ishin fjalët që personi që kishte mbyllur sytë duhet të thoshte.

Loja me ‘Guzhineta’

Karroca me guzhineta ishte loja më e preferuar e fëmijëve të asaj kohe. Me një copë dërrasë apo me një arkë të vendosur në guzhineta krijonin automjetin e tyre dhe shëtisnin rrugëve duke i shtyrë dikush nga pas.