Lajme Javore

Informohu i pari

Fátkeqësia në Pukë flasin miqtë e familjes/ I rritën me gják vajzat, boll të urtë ishin

Fqinjët e familjes Kola, në të cilën humbën jetën këtë të premte nëna me dy vajzat thanë se jetonin në kushte të vështira ekonomike. “Boll njerëz të urtë”, tha njëra nga fqinjet.“Familje me halle, të mrekullueshëm, duke jetu me gjak të zemrës, nuk e di si ka ndodh kam qenë në punë, kanë edhe dy djem”, tha një fqinje tjetër.

“Në Fushë Arrez më keq s’ka, pa punë, fukara, s’kanë ku punojnë, s’kanë me ca të hanë, janë fukarenj, bukë me ngrënë nuk kanë. Këto e shumëkush në Fushë Arrëz, jetesa është shumë e vështirë në Fushë Arrëz.“Do të marrësh borxh e të cosh fëmijët në shkollë. Kanë çuar në shkollë të lartë me një mijë halle. Në shkollë të lartë në Tiranë a Durrës”, tha fqinja.Nëna me dy vajzat kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike njëra nga vajzat, në ndihmë të saj ka shkuar edhe e ëma dhe motra tjetër, por elektriciteti është përcjellë duke i marrë jetën edhe atyre.