Lajme Javore

Informohu i pari

Fasoneria në Krujë me nivel ndotje “alarmante”, pronari kërcënon punonjësin që u ankua

Prej ditësh kemi njoftuar se fasoneritë janë kthyer në burim infektimi me koronavirus pasi punëdhënësit kanë kërkuar që të vijojë puna pavarësisht situatës.

Si duket koronavirus nuk është i vetmi problem për fasoneritë ku përpos mbingarkimit me punonjës edhe nivelet e papastërtisë janë alarmante. Sot një qytetar shkroi në redaksinë e JOQ Albania ku edhe dërgoi një imazh nga wc e një fasonerie në Krujë dhë papastërtia është këmbanë alarmi.

Ai shkroi:
Ne nje fasoneri ne Kruje shiko cfar pastertie mban banjo e ai thote mbani maska e doreza.
Ndërsa pas publikimit të pamjes në JOQ Albania ky qytetar ka shkruar përsëri ku tregon se është kërcënuar nga pronari i cili thotë se do denoncohet në polici ai që ka bërë këtë denoncim publik në media.
Po ashtu pas denoncimit të rastit të fasonerisë në Krujë nga JOQ Albania ka ardhur reagimi i një qytetari i cili tregon se pronari i fasonerisë është gjobitur me 40 milionë lekë.

Qytetari:
I ka vendos 40 milionë lekë këtij pronarit nëse është ai që mendoj unë. Land Pistoli, nuk ja di emrin gjatë të pronarit po firma e ka emrin Pistoli.

View this post on Instagram

Punëdhënësit shqiptarë në një foto…

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on