Lajme Javore

Informohu i pari

Familja nga Elbasani lë spitalin, shërohen nga Koronavirusi prindërit dhe djali

Përpos numrit për fat të keq në rritje të rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, një lajm i mirë vjen nga Elbasani.

Tre persona nga e njëjta familje janë shëruar prej koronavirusit.

Kujtojmë se rasti i parë me koronavirus në Elbasan u shënua në 12 mars. Personi që u infetkua i pari në Elbasan ishte një 35 vjeçar, i ardhur nga Italia i cili infektoi edhe prindërit e tij.

Informacione të mbledhura nga Abcnews bëjnë me dije se pas 3 javësh trajtimi, të tre anëtarët e kësaj familje, të moshës 35, 57 dhe 59 vjeç, janë shëruar nga Covid-19.

Të dyja testet e secilit kanë rezultuar fatmirësisht negativë por duhet të vazhdojnë vetë-izolimin edhe për 14 ditë në shtëpi.