Lajme Javore

Informohu i pari

Familja e infektuar në Fier, kryefamiljari ishte shofer në furgon mallrash

Ditën e sotme u njoftua një rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus në qytete si Fieri e Tirana. Ku përkatësisht u evidentuan 9 raste të reja në kryeqytet dhe 6 raste të reja në qytetin e Fierit.

Burime nga “Faxweb” bëjnë me dije se një familje në Fier është infektuar me Koronavirus.

4 anëtarë të familjes kanë rezultuar pozitivë me koronavirus që në testin e parë ndërsa për anëtarin e pestë pritet përgjigja e tamponit të dytë.

Po ashtu bëhet me dije se mes personave të prekur ka edhe fëmijë, ndërsa ka nisur dizinfektimi i lagjes dhe banesës, e cila është një shtëpi private.

Shqetësues është fakti se kryefamiljari është shofer i njw furgoni mallrash dhe ka pasur kontakt me shumë dyqane gjatë periudhës së shpërndarjes së furnizimit.

Ende nuk dihet se nga kanë kontraktuar virusin 4 pjestarët e kësaj familje pasi asnjëri prej tyre nuk ka një histori hudhëtimi jashtë shtetit.

Mësohet se përveç anëtarëve të kësaj familje, ka pasur dhe dy raste të tjera pozitive në Fier.