Lajme Javore

Informohu i pari

Fallxhorja bën Beatrix për ujë të ftohtë/ Kot lodhesh, Donaldi do kthehet me Borën…

Parashikuesja e fatit ose sic njihet ndryshe në gjuhën e popullit, Irini Kakacaj, e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka treguar se cfarë do të ndodhë në vijim me treshen më të komentuar të ditëve të fundit. Sipas saj ka një lojë mes Beatrix dhe Donaldit dhe se ky i fundit do të kthehet tek Bora. Irini thekson se ata nuk e kanë përfunduar lidhjen e tyre, por ka ndodhur një keqkuptim që ka sjellë këto reagime.

“Është futur në një bela, është i ngatërruar, por i ka sqaruar gjërat, do kthehet tek dashuria jashtë, do të bëjnë familje, është një djalë i prekur, është një djalë i paparë. Është me dashurinë e vjetër, është bërë një keqkuptim. Ai dashuron shpejt, ka frikë aty në shtëpi. Ata i kanë shpjeguar gjërat vetë njëri tjetrit, por është një djalë që ka lindur me fat”, tha ajo.

Kujtojmë se puthja mes Donaldit dhe Borës e ndodhur javë më parë mbajti të gjitha zemrat pezull, duke krijuar idenë se ata do të riktheheshin me njëri-tjetrin. Por afrimiteti i Donaldit me Beatrix solli reagime të shumta dhe konfuzime, ndërsa të premten djali tha se ai ka një pëlqim të madh për Beatrix.

Të njëjtën gjë me Irinin ka thënë dje edhe Atdheu, i ftuar në ‘Fun Club’, ku sqaroi njëherë e mirë se mes tij dhe Borës nuk ka pasur dhe s’ka asgjë, madje s’janë as miq. Ish-konkurrenti i Përputhen shtoi se mes tyre ka dashuri të madhe dhe pas daljes së Donaldit nga ‘Big Brother’ do rikthehen prapë bashkë.

I pyetur se a ka diçka me Bora Zemanin, ai tha se mes tyre nuk ka asgjë, madje nuk janë më as miq. “Ajo është gocë e bukur dhe rob i mirë, por nuk është që, se të ishte ashtu si thua ti, kisha luftuar, se unë jam në një lidhje dhe cënohet dhe goca tjetër. Me Borën s’jemi miq , asgjë fare”, tha Atdheu.

Në fund Atdheu dha dhe mendimin e tij se kush do e fitojë BB VIP. “Donaldi është lojtar i fortë, jam fans i tij, është finalist por jo fitues, se Arjola do fitojë”, tha ai. “Arjolën e kam shoqe, do e mbështes deri në fund, kur kam ardhur këtu ishte e vetmja që më ka mbështet. Unë për vete e kam mbyll si muhabet këtë diskutim, edhe postet në Instagram që i kam bërë ishin mbështetje për Arjolën, por Antonelën nuk e kam hedh poshtë, as kunjë, asgjë”, e mbylli atdheu.