Lajme Javore

Informohu i pari

Ermal Mamaqi surprizon fansat: Nga sot ‘I love Tropoja’ mund ta ndiqni online

Ermal Mamaqi i ka surprizuar të gjithë sot duke njoftuar se dy filmat e tij shumë të suksesshëm, që thyen rekorde në shitjen e biletave, “I love Tropoja” dhe “2 gisht mjaltë” mund të ndiqen online.

Mjafton të shkoni në platformën “filmshqip.al” (kliko) dhe do të mund të zgjidhni filmin që dëshironi të shihni.

Tashmë qëndrimi në shtëpi nuk do të jetë aspak i mërzitshëm pasi do të mund të shihni dy filmat rekord që do t’ju sjellin të qeshura pafund.

Kujtojmë që në “I love Tropoja” Ermali luan krah Arjola Demirit dhe Encës ndërsa në “2 gisht mjaltë” me Elvana Gjatën. Filmat janë me një kast aktorësh të mirënjohur si Irgen Çela, Koço Devole, Marjana Kondi, Bruno Shllaku, Pranvera Veizi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku e shumë aktorë të tjerë.