Lajme Javore

Informohu i pari

Epo kjo s’kishte bërë ndonjëherë vaki/ Hyri për të vjédhur në shtëpi: Burri nuk merr asgjë, po i futet bën punët e shtëpisë…





Një ngarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Angli me një të ri që kishte shkuar për të vj edhur në një shtëpi. Konrad Kuprasz, 24 vjeç shkoi për të grabitur në një shtëpi në North Yorkshire, por përfundoi duke larë rrobat, duke sistemuar dhomat dhe jo vetëm. Pasi hyri në banesë i riu nisi të sistemonte gjithçka, bëri një dush për vete, lau rrobat që kishte veshur, hëngri drekë dhe pastroi të gjithë shtëpinë. Ndërsa pasi i mbaroi këto të gjitha, i riu që kishte hyrë në shtëpi për të vj edhur u rehatua në krevatin e zotit të shtëpisë duke luajtur në laptop.

Kur pronari i shtëpisë erdhi e pa hajdutin që ishte shtrirë në krevat dhe kishte veshur rrobat e tij. Burri njoftoi policinë e cila erdhi dhe arrestoi menjëherë 24-vjeçarin nga Polonia. Kur u arrestua ai iu tha pol icëve se kishte bërë edhe disa riparime zdrukthtarie kur ndodhej brenda shtëpisë që kishte hyrë për të vj edhur. Kuprasz, nga Scarbrough, pranoi vje dhjen dhe u burgos për dy vjet. Pas lirimit të tij ai do të dëbohet përsëri në vendlindjen e tij, Poloni.