Lajme Javore

Informohu i pari

Engjëlli i vogël/ 5-vjeçari i bën dhuratën e veçantë mjekut që i shpëtoi nënën nga k anceri, mjeku nuk i ndal dot lotët

Mirënjohja është një ndër virtytet më të çmuara njerëzore dhe një virtyt të tillë, aq të lartë dhe fisnik sigurisht që nuk mund ta presësh nga një vogëlush 5-vjeçar. Por fëmijët janë aq të lartësuar në pafajësinë e tyre, sa shpesh u japin mësime edhe të rriturve.

Ky leksion mirënjohje na vjen nga një vogëlush 5-vjeçar, i cili la në zyrën e mjekut, që kuroi të ëmën nga ka nceri një zarf me të gjitha kursimet e tij.

Pietro Caldarella, mjeku në fjalë shprehet se vogëlushi i kishte dhuruar paratë për të ndihmuar në kërkimet shkencore, që merren me analizimin dhe studimin e kurave për të shëruar ka  ncerin.

Historia

Rreth një vit më parë një grua e moshës 35-vjeçare u paraqit në Institutin Evropian të Onkologjisë në Milano, pasi kishte zbuluar se kishte kan  cer në gji dhe kishte nevojë të menjëhershme për trajtim. Kështu, nena e vogëlushit filloi luftën me sëmundjen për të dalë fitimtare një vit më pas.

“Po përfundoja procedurat për t’i dhënë gruas lejen e daljes nga spitali. Në ato momente babai i John-it më tha që i biri dëshironte të më jepte diçka. Isha shumë i emocionuar nuk arrita t’i mbaj dot lotët kur lexova letrën e tij”, tha mjeku.

“Në fund i thashë që ishte një fëmijë i mbarë dhe që nuk duhej të shqetësohej më, pasi mami ishte shëruar” , përmbyll ai.

Ndoshta 45 centët e dhuruar nga 5- vjeçari nuk do ta ndikojnë shumë fushën e kërkimeve në luftën ndaj ka ncerit. Por, jemi të sigurt që studiuesit dhe shkencëtarët janë prekur nga ky gjest dhe nga vlerësimi i punës së tyre. Kjo sepse aty jashtë ekziston dikush që është i gatshëm të japë çdo gjë që ka për t’i mbështetur në punën e tyre të çmuar.