Ëndrra për lodra e shtëpi, fëmijët me lot në sy: Shiu futet brenda, do doja të kisha një shtëpi
Me lutjen drejt Zotit dhe me shpresën se dikush do ti ndihmojë, familja e Maksim Meçes me 7 anëtarë po përballen më vështirësi të shumta.
Me një dhomë me lagështirë, pa tualet dhe asnjë kusht tjetër, vështirësitë më së shumti po i përjetojnë fëmijët, ku siç shprehen ëndrra e tyre është të kenë një shtëpi si moshatarët e tyre.
“Kur bie shi futet lagështira nëpër mure. Unë mbështillem me batanije”
“Do doja të kisha një shtëpi”
Të vegjlit tregojnë dhe vështirësitë që hasin kur bëjnë detyrat.
“Kur nuk kanë shumë detyra vëllezërit dhe motra ime, unë i bej edhe në tokë. Shumë e vështirë të jetosh në këtë shtëpi”
Varfëria ek streme e ka detyruar nënën e 5 fëmijëve që ti mbajë ata me gënjeshtra kur kërkojnë një lodër.
“I kam kërkuar lodra”
“Do ja blejmë më vonë kur të kemi”, tha nëna 38-vjeçare.
Teksa tregon vështirësitë e jetesën në një dhomë, Kadifja 38 vjeçe nuk mund ti mbajë lotët ndërsa i kërkon ndihmë shtetit që të paktën ti sigurojë një strehë, pasi shtëpia ku jetojnë aktualisht është e një të afërmi që ua kanë dhënë përkohësisht.
“Me 5 fëmijë, që as me bukë nuk i ngop ndonjëherë. Ajo rezistenca më digjet, nuk kam mundësi të blej. Fëmijët flejnë njëri mbi tjetrit, sepse nuk ka vend. Zemra më dhemb, nuk e përballoj dot”
Ndihma ekonomike që marrin për familjen me 7 anëtarë është e pamjaftueshme, ndërsa për ti shtuar sado pak punonte kryefamiljari i cili tani është izoluar për shkak të pandemisë në vend.