“Emri im problemi yt”, i riu çek degjeneron publikisht shqiptarin
Djali që shikoni në këtë video ka ndërmarrë një mision vërtet të rrezikshëm.
Pasi ka bërë vëzhgimet ai ka marrë një kamera dhe ka dalë në terren në rrugët e Pragës ku edhe denoncon persona të ndryshëm që në mënyrë të jashtëligjshme këmbejnë valutën duke përdorur para fallco.
Këta persona në mënyrë ilegale këmbejnë valutën në rrugët e Pragës duke mashtruar turistat.
Djali që bën denoncimin në video (i cili është çek) ka filmuar të paktën 4 persona dhe njëri prej tyre shoqërohet në burg nga policia.
Pas arrestimit të njërit prej mashtruesve djali kthehet përsëri në të njëjtën rrugë dhe aty gjen ende shokët e personit të ndaluar.
Këtë rradhë bëhet fjalë për një shqiptar i cili po ashtu bën këmbim valuator me para fallco në Pragë në sheshin, Franz Kafka.
Ky shqiptar duket shumë i bezdisur nga kamera dhe në shumë raste e shtyn me duar kameramanin për të mbuluar identitetitn e tij.
Një moment (minuti 3.15 në video) kur pyetet nga cili qytet vjen ai përgjigjet se është nga Shqipëria.
Më tej djali që bën filmimin i thotë se do jetë vetë ai që do e denoncojë në polici:
Emri im është problemi yt!
Pas kësaj fraze ai ka kërkuar publikisht nga të gjithë që të kenë kujdes dhe mos bëjnë kurrë këmbimin e valutës në rrugë nga njerëz që tentojnë të mashtrojnë duke shkelur ligjin.