Lajme Javore

Informohu i pari

Emocionuese/ Zelensky takon për herë të parë gruan që prej futjes së Rusisë në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është takuar me gruan e tij, Olena Zelenskaya. Ata janë shfaqur së bashku në publik për herë të parë që nga fillimi i përparimit rus në Ukrainë. Çifti mori pjesë në funeralin e presidentit të parë të Ukrainës.Zelensky dhe bashkëshortja dukeshin të lodhur, por të qetë ndërsa ecnin për të vendosur lule në ceremoninë e Leonid Kravchukit, njeriu i parë që drejtoi Ukrainën e pavarur që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Ai ndërroi jetë gjatë fundjavës në moshën 88-vjeçare në mënyrë natyrale, shkruan dailymail.Zelensky takon për herë të parë gruan që prej futjes së Rusisë në Ukrainë (Fotot)I veshur me të zeza në vend të uniformës së kamuflazhit, e cila është bërë markë në tre muajt e fundit, Zelensky eci pranë bashkëshortes, që gjithashtu ishte e veshur në të zeza.Dalja e Olenas në publik së bashku me bashkëshortin e saj vjen një muaj pasi ajo zbuloi se me të është dëgjuar vetëm në telefon që nga fillimi i situatës me Rusinë ku ndryshoi gjithçka.Ajo theksoi se bashkimi me burrin e saj do të bënte që ajo dhe fëmijët e tyre të mos ishin të sigurtë. Zelensky në këtë mënyrë ishte më i qetë të kishte familjen në vend të sigurtë.