Elvis Naçi “thyen” kufijtë dhe jep lajmin e madh, dërgon 50 ton ushqime për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Ndërkohë që virusi COVID-19 i ka ‘harruar’ shqiptarët në Serbi, kjo nuk ka ndodhur me misionin e “Shqiptaret për shqiptarët”.
Fatmirësisht shqiptarët kanë njëri-tjetrin në këto ditë të vështira. Rreth 50 ton ushqime kanë mbërritur në Serbi për shqiptarët e Luginës së Preshevës pikërisht në Preshevë, Medgjevë e Bujanovcë. Lajmin e ndau Elvis Naçi në rrjetet sociale ku shkruan se vërtetë jemi të ndarë në troje por në zemër jemi një!
“LAJM MADHESHTOR! LUGINE JEMI ME JU! LUGINE NUK JU HARROJME!
Sot jam i gëzuar, zemra mal, sepse pas shumë pëpjekjeve arritëm të cojmë 50 ton ushqime në Luginën e Preshevës. Do të jemi në Preshevë, Medvegjë, Bujanovcë.
Sa shumë lutje e falenderime na keni çuar, por ne sot jemi të gëzuar se konkretizuam sakrificat për t’i dërguar ndihmat tek shqiptarët tanë.
TE NDARE NE TROJE NE ZEMER NJE!
Lusim Zotin t’i shpërblejë të gjitha ata që mundësuan këtë mision për të gëzuar çdo familje shqiptare.
LUGINE JEMI ME JU! 🇦🇱🇽🇰”, shkruan Elvis Naçi.