Lajme Javore

Informohu i pari

Elvis Naçi jep lajmin e mirë: Kam mbledhur 9 milion e 50 mijë euro, ja kujt do ia japim

Ministria e Shtetit për Rindërtim, përfaqësuar nga ministri Arben Ahmetaj, dhe Fondacioni Firdeus, përfaqësuar nga Elvis Naçi kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 168 banesave për të pastrehët në Thumanë.

Kujdes! Mos paragjyko - Elvis Naci - YouTube

Ky fondacion mblodhi plot 9 milionë e 50 mijë euro nga donacionet e mijëra shqiptarvëe brenda vendit, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, deri në SHBA e më tej.

Mbledhja e fondeve nisi menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, mbi 3,000 të plagosur dhe shkatërroi mbi 14,000 banesa.

15 years with wife / Elvis Naçi shows the secret of successful ...

Një prej zonave më të goditra nga tërmeti ishte epiqendra, në Thumanë, ku edhe janë planifikuar të ndërtohen banesat e reja.

Njoftimi i ministrit Ahmetaj:

Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondacionin Firdeus, një tjetër gur i rëndësishëm në themel të rindërtimit.

Engjëlli dhe 3 personat - Elvis Naci [EMOCIONALE] - YouTube

9 milionë e 50 mijë euro donacione nga shqiptarët për shqiptarët, do të shkojnë për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, e në varësi të nevojës, edhe në njësi të tjera brenda zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë qeveria ka avancuar 5.7 milion dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë dhe përgatitjen e terrenit për rindërtimin e banesave, ku shumë shpejt Firdeus do të fillojëte hedhë themelet e para.