Lajme Javore

Informohu i pari

Eli Fara tregon historinë/ Ja pse e hoqi nishanin në faqe





Këngëtarja e famshme Eli Fara njihet ndryshe si bilbili i muzikës shqiptare. Elit i shkon çdo lloj rryme si popullore ashtu edhe e lehtë dhe gjithmonë ka pasur sukses. Këngëtarja gjithashtu është përfolur edhe për jetën e saj private, por tashmë do të flasim për një detaj të fytyrës së Farës që ajo nuk e ka më.

Bëhet fjalë për një nishan që e ka pasur në faqen e majtë, por që e ka el.iminuar. E ftuar para disa kohësh në emisonin “Një kat më lart”, në Intv, Eli Fara ka rrëfyer historinë e rrallë të nishanit të fytyrës së saj. Ndërkohë që në ekran po shfaqeshin videoklipet e para të këngëtares të xhiruar në vitet 1988 ajo u pyet për nishanin e saj të famshëm.

“Kur xhiroja klipet me regjisorin Pali Kuke në ‘97, ai ishte i pa kënaqur me profilin. Nishani ndryshonte formën, filloi të zmadhohej, nuk kishte më bukurinë e fillimit. Që atëherë thashë nuk e dua më, si do t’ja bëj më këtë nishanin. Ishte koha e lu.ftës në Kosovë dhe takoj një mjek të famshëm të Kosovës.

Sa e takova më tha “Sa herë të kam parë, kam thënë do t’ja heq nishanin,”- rrëfeu këngëtarja. Më tej Eli tregoi se mjeku i mbajti leksion derisa ajo u bind që nuk kishte asnjë lloj rr.eziku nëse do ta hiqte. “E hoqëm me mënyrat e asaj kohe, në një klinikë private të marrë borxh,”– përfundoi Fara.