‘Ekspertja’ e koronavirusit lëpin gishtin teksa paralajmëron njerëzit të mos prekin gojën e fytyrën
Një eksperte e kronavirusit ka lëpirë gishtin e saj gjatë një konference shtypi ku paralajmëronte njerëzit të mos prekin gojën për parandalimin e përhapjes së epidemisë.
Dr Sara Cody nga Santa Clara në Kaliforni nuk arriti të përmbante zakonet e vjetra teksa paralajmëronte njerëzit si t’i shmangen virusit Covid-19, ndërsa tha: ‘Sot nisni të stërviteni si të mos prekni fytyrën, sepse shumica e viruseve shpërndahen kur ju prekni gojën,m hundën e sytë”. Disa sekonda pasi tha këtë Cody u filmua duke lagur gishtin te gjuha e saj për të kthyer fletën e dokumentit të saj. Pamjet u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale me reagime nga më humoristiket.
Shkencëtarët thonë tashmë se koronavirusi mund të jetojë për 48 orë në sipërfaqet e kontaminuara prandaj prekja e fytyrës është një mënyrë e lehtë për ta marrë.
Dje edhe vetë presidenti amerikan, i vetë-deklaruar germofob Donald Trump tha se ishte i tmerruar të prekte fytyrën prek frikës së mikrobeve, edhe pse në mbledhjen në Shtëpinë e Bardhë u fotografua duke mbështetur fytyrën në dorën e tij mbi tavolinë.