Lajme Javore

Informohu i pari

Ekspertët: Vendet që kanë përdorur vaksinën e tuberkulozit, kanë vde kshmëri më të ulët nga koronavirusi

Shkalla e vde kjes nga Covid 19 është pothuajse gjashtë herë më e ulët në vendet që kanë përdorur vaksinën e tuberkulozit.

Sipas ekspertëve, kjo vaksinë e cila bëhet që në fëmijëri, mund të ketë ndikuar në gjendjen shëndetësore të pacientëve të infektuar nga koronavirus.

Kërkimet e reja kanë zbuluar që vendet që kanë një program të përhapur të vaksinimit BCG(tuberkulozit), kanë vd ekshmëri pothuajse gjashtë herë më të ulët se vendet që nuk e përdorin atë.

Ekipi nga SHBA ka analizuar gjithashtu faktorët që kanë ndikuar në fatalitetin e virusit në vende të ndryshme, duke përfshirë moshën e të prekurve, numrin e lartë të të moshuarve si dhe nivelin ekonomik të vendeve të prekura.

Ekspertët kanë thënë:

Sipas vëzhgimit që kemi bërë, vendet që kanë përdorur këtë vaksinë kanë një vde kshmëri më të ulët nga Covid 19. Është një studim intrigues, të cilin po vazhdojmë t’a përpunojmë me detaje të mëtejshme. Por, deri tani, ky fakt është mëse i dukshëm. Nuk e dijmë nëse përdorimi i kësaj vaksine tani mund të shërbejë si një kurë për pandeminë. Megjithatë, sipas statistikave tona, njerëzit që kanë bërë këtë vaksinë, e kanë përballuar më mirë infektimin.