Lajme Javore

Informohu i pari

Einxhel degjeron keq Beatrixen/ Ndihem si m*t, si ma bëtë këtë ti dhe vëllai jot…

Einxhel dhe Beatrix po përpiqen të të krijojnë një miqësi në shtëpinë e Big Brother, ndërkohë që jashtë duket se ka pasur një moment qejfmbetje mes tyre. Teksa ishin në dhomën e grimit, Einxhel e pyeti Beatrix se pse ajo dhe vëllai i saj Albani, e hoqën në të njëjtin ditë nga Instagrami.

Beatrix u ndje keq pas këtij diskutimi, dhe tha se nuk mbante mend arsyen se pse kjo kishte ndodhur. Por, po ndihej vërtet keq për këtë që kishte bërë ndaj Einxhel dhe tani po ndihej si m**. Më poshtë gjeni bisedën e plotë mes tyre mes dy gocave.

Einxhel: Pse më hoqët nga Instagrami një ditë të bukur ti edhe Albani, pse? Më ka bërë shumë përshtypje, unë kam postuar edhe video me ju, duke iu mbështetur për këngët.

Beatrix: Po se di, se mbaj mend…

Einxhel: Unë nuk kisha folur kurrë ndonjë gjë për ju, unë kam qenë shokë me një person që rrinte me ju.

Beatrix: E di për…

Einxhel: Me D është personi, mashkull

Beatrix: D?

Einxhl: Po që punon në televizion

Beatrix: E di

Einxhel: Po thoja mos ka mollohisur ndonjë gjë, se unë atë verë kam postuar video me këngën tënde.

Beatrix: Sa mirë që i mban mend. Ndihem si m** tani (shprehje e thënë në anglisht)

Einxhel: Më bëri përshtypje se më kishit hequr të dy, ngela pak kështu.

Beatrix: Do të ketë qenë ndonjë situatë aty, se mbaj mend…

Einxhel u përpoq që të qetësonte duke i thënë se kishte menduar prej kohësh që ta bënin këtë diskutim, por qëllimi i saj nuk ishte aspak që ta lëndonte Beatrix. Kujtojmë se Beatrix s’po kalon momente të lehta në shtëpi, pas asaj që ndodhi të premten në natën e spektaklit.

Pas Donaldit edhe Beatrix ka folur për marrëdhënien mes tyre. Ajo ka thënë se ndihet në siklet dhe e kupton që dashuri si e tij dhe e Borës vështirë të mbyllen. Megjithatë ajo tregoi se ndjenja e saj për Donaldin nuk ndryshon dhe e di se njëjtë është edhe nga ana e tij.

“Nuk e kam thënë pëlqimin se ka qenë Semi. Nuk e kisha menduar kurrë. Nëse shihja një gjë, që fliste Donaldi, më pëlqente shumë, por ikja. Ishte një gjë që nuk bëhej. Pastaj filluan të na ngacmonin banorët dhe situata u bë e sikletshme. Nuk do e bëja kurrë nëse nuk do kisha marrë dritë jeshile nga Donaldi”

“Unë vetë kam qenë ajo që i kam postuar. Kur shoh njerëz që bëjnë gjeste, tregojnë dashurinë. Unë jam femër vetë… i kam thënë që jam në siklet… kam shumë emocione. Është shumë situatë e ëvshtirë. Unë me timen e dija që pasi sqaroi, kur më tha i sigurt që unë nuk dua që ti të jesh në siklet, nuk dua të mërzitesh. Unë me mendje thashë OK. Këtu te dhoma e rrëfimit unë s’e di ca flasin të tjerët . Është më se e kuptueshme, dashuria do ngelet. Pjesa e respektit më dhemb më shumë.”

“Duhej të kishte dhënë një shenjë tjetër, mbase më të fortë, sepse këtu emocionet ndjenat janë shumë të forta. Duhej me të vërtet të kishte dhënë një rrëfim këtu te dhoma, që unë të mos ndihesha kaq në siklet. Ndihem shumë keq. Jam e përfshirë. Në faj, unë për një histori që është mbyllur… Dashuri aq të forta është shumë e vështirë të mbyllen, por në momentin që… Nuk do isha hedhur aq lehtë, mendoj se…”, tha Beatrix.