Lajme Javore

Informohu i pari

Eh Dashuria/ 61-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj 24-vjeçar do bëhen me fëmijë

Një çift, historia e të cilëve u bë mjaft virale në TikTok për videot që ‘dokumentojnë’ marrëdhënien e tyre me një diferencë prej 37-vitesh kanë njoftuar se po planifikojnë të kenë një fëmijë të tyre përmes një nëne surrogate.

Quran McCain, tani 24 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Cheryl McGregor, 61 vjeç, u takuan për herë të parë kur ai ishte vetëm 15 vjeç. Mc Cain kishte qenë në një restorant fast-food të menaxhuar nga djali i Cheryl, por ndjenjat romantike lulëzuan më vonë.

Që kur u martuan në vjeshtën e vitit të kaluar, Cheryl dhe Quran tani po kërkojnë të krijojnë një familje. “Ne u martuam në Shtator të vitit 2021 dhe u bënë disa muaj që po planifikojmë të krijojmë familje. Cheryl është 61 vjeç dhe ka shtatë fëmijë dhe shtatëmbëdhjetë nipër e mbesa tashmë, por ne mendojmë se meritojmë fëmijët tanë.

Ne jemi përpjekur për fëmijë, por me kalimin e moshës mendojmë se surrogacia ose birësimi do të ishte një alternativë më e mirë. Ne po kërkojmë një nënë surrogate të mirë, e cila është e gatshme të nënshkruajë një kontratë që të mos ketë lidhje me fëmijën pas lindjes së tij“, u shpreh 24-vjeçari.