Lajme Javore

Informohu i pari

Edi rrëfehet mes lotësh në takim me Mikelën/ Do doja të kisha vdêkur ne ate kohe…





Në “Për’puthen” ndryshojnë vazhdimisht dinamikat, duke sjellë të papritura ditë pas dite.

I tillë ka qenë edhe takimi i Mikelës me djalin nga Kosova, Eduardin, që siç moderatorja Bora Zemani tha, “kishte gjithçka”.

Ata kanë treguar shumë të afërt gjatë bisedës, dhe gjatë takimit, asi e ka “prezantuar” edhe me familjen e vet në Zvicër, ndonëse virtualisht. Ata kanë komunikuar me videokamnerë me familjarët, dhe Mikela ka parë edhe vëllain e konkurrentit, të sapoardhur në jetë.

Gjatë bisedës, Mikela e ka pyetur Eduardin për ndonjë moment të vështirë në jetën e tij, dhe ai ndonëse i rezervuar, tregoi se kishte patur një periudhë shumë të keqe, kur ai kishte qenë midis moshës 13 dhe 16 vjeç.

Krejtësisht ndryshe nga ç’kemi parë deri tani, ai u përlot dhe mes emocionesh tha: “Më mirë të kisha vdekur në ato vite”, pa dashur të tregonte më shumë.

Edhe pse Mikela këmbënguli, ai i kërkoi falje, duke mos patur mundësi të fliste, dhe ajo pjesë e takimit u mbyll me një përqafim.