Lajme Javore

Informohu i pari

Edi Rama paska lënë nam në Athinë/ Ja c’ka thene: Unë jam kryeministri më i mirë në botë, as Bush nuk ia doli si mua






v

“Jam kryeministri më i mirë në botë.” Këtë tha kryeministri Rama nga Greqia në edicionin e 23-të të “Symi Symposium” drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou.

Ai u përgjigj pa modesti teksa një prej zyrtarëve të pranishëm e pyeti mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe i përmendi faktin që u fut në politikë si një artist në pikturë dhe se në zgjedhjet e 25 Prillit ai fitoi mandatin e tretë qeverisës.

“Faleminderit që më dhe mundësinë që të përmendem për atë që jam, pra më i miri në botë. Pra kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoq.

George Bush u përpoq, por nuk ia doli sfidës, kështu që deri më tani nuk është askush që më sfidon këtu. Siç e dini ne në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka,” përfundoi ai.