Lajme Javore

Informohu i pari

Edi Rama: Mund të kishim 18 mijë të vde kur, s’kemi bërë asnjë gabim

Sot pas një periudhe “pushimi” prej pandemisë u vendos të mbahet seanca parlamentare e radhës.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama lavdëroi qeverinë duke thënë se askush më shumë se Shqipëria nuk ka bërë sa duhet në luf tën kundër koronavirusit. Ai u shpreh po ashtu se vendi ynë e ka kaluar me sukses fazën e parë në luf tën me Covid-19, ndërsa theksoi se nëse nuk do ishin marrë masat e deri tanishme do të kishim 18 mijë të vd ekur.

Fjalimi:
Jo projeksionet tona, por të ekspertëve të pavarur flisnin për mundësinë potenciale që nëse nuk do të ishte marrë asnjë masë, ne do të kishim 18 mijë të vde kur, ndërsa projeksionet tona pa marrjen e masave flisnin për 2800 të vd ekur.

Qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë dhe për atë që ndalojnë të ndodhë. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike që mund të hedhë poshtë faktin që Shqipëria ja ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik të padukshëm.

Natyrisht, në kushtet e stresit dhe durimit e vullnetit për t’u informuar nga burime zyrtare, ka hapësirë edhe për teori të konspiracionit mbi një komplot të madh botëror për arsye nga më të ndryshmet. Asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë se sa kemi bërë ne.

Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera. Fatmirësisht jemi gjendur në një situatë ku kemi pasur privilegjin t’i referohemi një ekspertize në nivelin më të lartë që janë në Shqipëri. Ata kanë provuar se për këtë fushë Shqipëria nuk ka kujt t’i ketë zili.

Kjo luf të ka dy fronte. Atë të përballjes në vijën e zjarrit, frontin e bete jës për shëndetin dhe rimëkëmbjen ekonomike sot dhe nesër. Ne po fitojmë bet ejën në frontin e shëndetësisë, do ta fitojmë dhe në frontin e ekonomisë. Me stres e sakrifica, por do t’i fitojmë të dyja bet ejat.