Lajme Javore

Informohu i pari

Edi Rama lëshon gojën me Vjosa Osmanin/ Ajo ka ardhur për të marrë vota këtu

Kryeministri Rama kritikoi ashpër presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, për deklarimet që ajo bëri në Tiranë gjatë vizitës treditore.

Brutaliteti i Edi Ramës përballë Vjosa Osmanit drejtohet kundër Kosovës! - Bota Sot

Zonja Osmani tha në Tiranë se në rrugën e kombit është vendosur një tra psikologjik. Kjo deklarate është rimarë nga opozita për të s ulmuar qeverinë me akuzën se ka vendosur kufirin mes Shqipërisë e Kosovës.

Por këtë deklaratë, Rama e cilësoi si politikë për të siguruar vota, në zgjedhjet që do mbahen së shpejti në Kosovë.

“Politika e brendshme është bërë e jashtme dhe anasjelltas. Kjo e ka rraskapitur Kosovën. E shoh me shumë shqetësim dhe e kam adresuar në mënyrë konstante. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi për Kosovën. Kjo është të bësh politik të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Dhe vjen në Tiranë për të bërë pro pagandë për të fituar vota në Kosovë. Është jo dashamirëse. Ky është një tra në mes të atdheut, që do ta paguajnë të gjithë atdhetarët, se është një rrugë e atdheut”, u shpreh Rama.

Rama Takes his War on Media to Albanians' Phones | Balkan Insight