Edhe rastet në Laç, virusi “godet” frikshëm fasoneritë
Duket se fasoneritë kanë një numër në rritje të punonjëseve të prekura me koronavirus.
Prej ditësh raportohen raste. Disa ditë më parë në JOQ Albania erdhi një denoncim nga një fasoneri në Krujë ku të paktën 10 punonjëse rezultuan pozitive. Për më tepër vijonte puna normalisht. Raste në fasoneri janë raportuar edhe në Shkodër 2 prej të cilave vetëm ditën e sotme.
Po ashtu ditën e sotme u pranua zyrtarisht se janë tri raste të reja në Krujë, të cilat vijnë nga një fasoneri.
Denoncimin për këto raste e ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Sot hartës iu shtua edhe qyteti i Laçit. Nga burimet bëhet me dije se të dy rastet kanë lidhje me një fasoneri në Fushë Krujë.
Njëra prej pacienteve është një grua nga Malbardhi dhe tjetra nga Adriatiku.
Prej kohësh opozita i kërkon qeverisë mbylljen e fasonerive që përbëjnë një problem kyç në përhapjen e pandemisë prej momentit kur edhe u konfirmua rasti i parë në 9 mars.
Ndërsa dëshimtë e qytetarëve tregojnë të kundërtën disa vijojnë punën normalisht.