Lajme Javore

Informohu i pari

Edhe kjo ndodhë në mjekësinë shqiptare! Qytetari: Infermierja nuk na pranon! Ajo i vërsulet t’i thyejë telefonin

Sistemi shëndetësor në Shqipëri vijon të shfaqë problematika të shumta, përtej propagandës së qeverisë se është rritur cilësia e shërbimit ndaj pacientëve. I tillë është një rast që ka mbërritur në redaksinë tonë. Siç shihet edhe në viedeon e mëposhtme, një qytetar i sëm.urë ka shkuar në spitalin e Roskovecit në Fier për të marrë shërbim shëndetësor.

Por kërkesa e tij as që nuk është marrë parasysh, pasi një infermiere shfaqet e ulur në karrige dhe nuk i bëhet vonë për shëndetin qytetarit. Ai shprehet se ajo i pyet “çfarë keni”, ndërkohë që qëndron ulur në karrige dhe nuk pranon t’i shikojë. Madje në momentin kur qytetari bën denoncimin dhe e filmon atë, ajo menjëherë ia largon kamerën për të shmangur një gjë të tillë.